Ambasadorja e BE-së viziton Autoritetin e Dosjeve: Mbështesim misionin e tij për zbardhjen e të shkuarës komuniste

12 Janar 2023, 12:33

Ambasadorja e Bashkimit Europian në vendin tonë Christiane Hohmann zhvilloi vizitën e saj të parë për këtë vit në Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Vizita vjen disa ditë pas  emërimit të Gentiana Sulës, kryetare. Në këtë vizitë Ambasadorja Hohmann shoqërohej edhe nga Frédérique Hanotier, zyrtare përgjegjëse për të Drejtat e Njeriut dhe Demokracinë, në delegacionin e BE-së Tiranë