Amerika is Back dhe zgjedhjet në PD, të ftuar Etjen Xhafaj, Endri Shabani dhe Albana Vokshi

15 Qershor 2021, 07:42

Emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" me moderator Ilir Babaramon mund ta ndiqni çdo të hënë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv

Zgjedhja e Shqipërisë si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në OKB për zv.ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës, Etjen Xhafaj është stadi më i lartë i përfaqësimit të diplomacisë shqiptare. Në lidhje me marrëveshjen 5G të nënshkruar mes SHBA-së dhe Shqipërisë ditën e djeshme në Bruksel, Xhafaj tha se afati i fillimit të marrëveshjes është qershori 2022.

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani, ndërsa komentoi vendimin e DASH për shpalljen e ish-kryeministrit Sali Berisha 'non grata', u shpreh se nëpërmjet Berishës, SHBA i çon kështu mesazh edhe personave të tjerë që kanë për synim destabilizimin politik të vendit, për interesa personale.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi, njëherazi edhe anëtarja e Komisionit Zgjedhor të PD-së, i ka dalë në mbrojte Lulzim Bashën, duke hedhur poshtë akuzat për manipulime të zgjedhjeve. E ftuar në "5 pyetje nga Babaramo", Vokshi tha se kundërshtarët hedhin akuza për manipulime, ndërkohë që nuk kanë prova. Ajo ka theksuar se Basha nuk ka qenë "më i privilegjuari" nga kandidatët.