Amnistia fiskale dhe mijërat eurot e gjetura në shtëpinë e pastrueses (16 janar 2023)

17 Janar 2023, 06:59 | Përditesimi i fundit: 2023-01-17 09:48:02

 

Amnistia Fiskale për të cilët mazhoranca po i bën të gjitha përpjekjet për ta miratuar sipas anëtarit të Kryesisë së Partisë Demokratike Eno Bozdo do të dëmtojë imazhimin e sistemit bankar në Shqipëri, i cili madje mund të ketë edhe penalizime. I ftuar në emisionin ‘5 pyetjet’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv Bozdo deklaroi se për bankat shqiptare masat mund të ishin njëlloj sikur të largoheshin nga sistemi SËIFT. Gjetja e qindra mijëra eurove në shtëpinë pastrueses Rozeta Dobi, dhe fakti se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë ‘pa pronar’ ishte temë diskutimi në emisionin “5 pyetje” të gazetarit Ilir Babaramo.