‘Antikorrupsioni’ diskuton për herë të parë draftin ligjor për konfliktin e interesit, gjoba zyrtarëve në shkelje! Xhafaj: Rekomandim nga BE

23 Korrik, 15:32 | Përditesimi: 23 Korrik, 16:49

Ashtu sikurse ishte zotuar, Fatmir Xhafaj nisi në Komisionin e Anti-korrupsionit diskutimet për draftin e një nisme të re ligjore, për parandalimin e konfliktit të interesave për funksionarët publikë. Ndryshimet në ligjin ekzistues sipas Xhafajt vijnë si rekomandim i Bashkimit Evropian dhe forcon integritetin e zyrtarëve që kryejnë funksione publike.

r.k./Shqiptarja.com