Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha: Do bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë, do kërkojmë përjashtimin e Sadushit! Yuri Kim ndërhyri në vendim

4 Mars 2023, 13:52

Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka njoftuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por do kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Sokol Sadushi nga çështja. Sot shigjetoi ambasadoren Yuri Kim që sipas tij ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.