Apeli i dha ‘vulën’ Alibeajt, Berisha mbledh Kryesinë: Kandidatët për zgjedhjet vendore do i regjistrojmë me koalicion, jo të pavarur! Rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë

4 Mars 2023, 16:18

Një ditë pasi Gjykata e Apelit i dha vulën e Partisë Demokratike grupit të Enkelejd Alibeajt, Sali Berisha ka njoftuar se do bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë, por do kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit Sokol Sadushi nga çështja. Sot akuzoi ambasadoren Yuri Kim se ka ndërhyrë në mënyrë brutale në vendimin e gjykatës bashkë me kryebashkiakun Erion Veliaj.