Apeli i GJKKO lë në qeli Erion Veliajn, avokati: SPAK asnjë provë të re, presim që Gjykata e Lartë të bëjë ndonjë ‘çudi’ dhe ta lirojë! Abule në arrest shtëpie

13 Mars 2025, 11:54 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 14:51

Veliaj mbetet në burg, pasi Apeli i GJKKO i rrëzoi ankimin për masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Zbutet masa në arrest shtëpie për biznesmenin Elman Abule të akuzuar për pastrim parash. Në fuqi masa detyrim paraqitjeje për Palushin, Fushën dhe Sulën. Rrëzohet edhe kërkesa e Xoxës për ankimin e sekuestros së llogarive bankare. Vendosi gjyqtari që dënoi Tahirin.

    I.M/Shqiptarja.com