Rikthimi i ish-kreut të PD-së, Sali Berishës sërish në krye të kësaj partie, do t'i shkaktonte asaj një dëm të jashtëzakonshëm. Kështu i komentoi ish-Ministri i Ekonomisë, Arben Malaj, deklaratat e fundit të Berishës, i cili ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit në krye të PD. I ftuar në "5 Pyetjet nga Babaramo", Malaj tha se është në të mirë të Berishës, PD-së, por edhe demokracisë në vend që ish-kryeministri të hapi rrugën."Për mua është në të mirë të Berishës, PD dhe demokracisë në Shqipëri që Sali Berisha dhe një sërë liderësh të këtij formati, të hapin rrugën. Nëse Berisha do të kundërpërgjigjet me një influencë në rritje në PD, dëmi që do i bëjë asaj partie do të jetë i jashtëzakonshëm. Sfida e Berishës me DASH nuk është ligjor, është moral", tha ai. Malaj foli edhe për vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, ku u shpreh se ai duhej të ishte figura amortizuese e konfliktit politik në vend dhe se do të duhej të kishte qenë më paqëtues në daljet e tij publike. "Presidenti Meta duhej të ishte figura amortizuese e këtij konflikti, Presidenti duhej të ishte brenda një kuadri më paqëtues në të gjitha daljet tij publike, pavarësisht nëse ka apo jo të drejtë", shtoi Malaj. Ish-ministri u ndal edhe te prerja e re 10.000 mijë lekë, që vjen për herë të parë në tregun shqiptar, por që ka ngjallur një sërë debatesh. Malaj sqaroi se kjo prerje është hedhur në treg për të lehtësuar qarkullimin monetar, duke theksuar se nuk do të ndikojë në rritjen e çmimeve. "Ajo që kanë parë më shumë ekspertë është që a ndikon një prerje më e madhe e monedhës në lehtësimin e korrupsionit apo në daljen jashtë të parasë. Është hapur edhe në BE për kartëmonedhën 500 euro. Propozimi ka ardhur nga strukturat kundër krimit ekonomik. Nëse ne do ta kushtëzonim luftën kundër korrupsionit thjesht nga madhësia e prerjes së kartëmonedhës, i bie që ne të lëvizim vetëm me kartëmonedha sa më të vogla, apo me xhetona. Nuk sjellë rritje çmimesh. Nuk ka mundësi një prerje të tronditë çmimet. Është bërë me idenë që lehtëson qarkullimin monetar. Banka Qendrore duhet të bëjë kujdes që rritja e ofertës monetare të shoqërohet me rritej ekonomike ose rrezikon elementë të inflacionit", theksoi Malaj.
Arben Malaj për Report Tv: Nëse Berisha merr drejtimin e partisë, dëmi për PD do jetë i jashtëzakonshëm! Duhet të hapi rrugën
Video të fundit në programin 5 Pyetje nga Babaramo Të gjitha
-
Emisioni i plotë '5 Pyetjet' | Irani drejt luftës civile? Të vrarë, protesta e luftë nervash! Ekspertët: SHBA s’e do një përplasje!
13 Janar, 11:24 -
'Irani është drejt fundit të tij', Gentian Gaba: Pas Sirisë, është pazëlli i fundit
12 Janar, 23:00 -
'Mbi 700 të vrarë në Iran dhe mijëra të arrestuar', Alia: Qeveria e Teheranit ka marrë kontrollin
12 Janar, 23:00 -
Emisioni i plotë' 5 Pyetje nga Babaramo - Naftë, drogë dhe luftë globale për pushtet/ Rënia e Maduros dhe frika e përplasjes SHBA–BRICS
6 Janar, 07:08 -
Emisioni i plotë '5 Pyetjet nga Babaramo'/ Nga Rugova te Kurti/ Si dështimi i LDK-së dhe PDK-së i hapi rrugë pushtetit afatgjatë
30 Dhjetor 2025, 07:39 -
Pjesa 2 '5 Pyetjet nga Babaramo' 'Balluku s’ka shpëtim!' Rama përballë SPAK! Kryeministri, “non grata” nga SHBA
23 Dhjetor 2025, 08:10 -
Protesta e PD/ Lapaj: Rama nuk mundet me kapsolla dhe njerëz partiakë, duhet të mendojmë si të rrisim Shqipërinë, jo partinë
22 Dhjetor 2025, 23:09 -
Spahiu: Kauzën antikorrupsion e fitoi SPAK, jo opozita! Populli konsideron hajdutë qeveri-opozite
22 Dhjetor 2025, 23:05 -
Pjesa 1 '5 Pyetjet nga Babaramo' l Zhurmë, kapsolla dhe militantë/ 'Opozitë pa kauzë!' Analistët: SPAK, shpresa e vetme
22 Dhjetor 2025, 22:52 -
Spahiu: Protesta e Berishës u bë për të larguar Tikun nga bulevardi dhe Salianjin nga partia
22 Dhjetor 2025, 22:22 -
Pjesa 2 '5 Pyetjet nga Babaramo'/ Avokati i popullit, Kalaja zbulon pazarin brenda PD! Akuza të forta: Shabani, i besuari i Sorosit
16 Dhjetor 2025, 07:47 -
Pjesa 1'5 Pyetje nga Babaramo/ Balluku kthehet/ “SPAK do kërkojë arrestin”, përplasen juristët: Akuza për kapjen e drejtësisë
15 Dhjetor 2025, 22:58 -
Protesta e PD zhvendosi ‘Shqipëria Bëhet’ nga bulevardi, Lapaj për Report Tv: U larguam me dhunë! Do qëndrojmë aty deri në dorëheqjen e Ramës
15 Dhjetor 2025, 22:36 -
PJESA 2 | 5 Pyetje nga Babaramo- Salianji sfidon Berishën! Akuza të forta: Deputetë në PD paguhen për…Zbulon hapin e radhës
9 Dhjetor 2025, 08:05 -
PJESA 1| 5 Pyetje nga Babaramo- Pr/buxheti i 2026-ës 9.2 mld euro, deputeti i PD: Nuk është me këmbë në tokë, s’mbështet prodhimin vendas! Debat për pensionet
8 Dhjetor 2025, 22:26 -
EMISIONI I PLOTË |5 Pyetjet nga Babaramo- 'SPAK vs Balluku' dhe frika e politikës/ Përplasje mes juristëve! Sytë nga Kushtetuesja
2 Dhjetor 2025, 07:07 -
Pezullimi i Ballukut/ Indrit Sefa: Kushtetuesja do t'i vendosë vulën, drejtësia po tregon se është e pavarur
1 Dhjetor 2025, 23:12 -
Emisioni i plotë '5 Pyetjet nga Babaramo'| Deklarata e fortë e analistit: Nën hetim edhe familjarët e Belinda Ballukut
25 Nëntor 2025, 12:03 -
Pjesa 2| 5 pyetje nga Babaramo ‘Putin kërkon njohjen e territoreve të pushtuara!’ SHBA e BE debat për fatin e Kievit
25 Nëntor 2025, 09:47 -
Plani i paqes për Ukrainën/ Panariti: Negociatat janë rruga e vetme për fundin e luftës! Metaj: Fati i Kievit, në duart e Trump
24 Nëntor 2025, 23:00

