Arratisja dhe vdekja misterioze në Çikago e Bilal Xhaferrit

20 Maj, 20:04 | Përditesimi: 20 Maj, 20:04

 

Arratisja nga Shqipëria e Bilal Xhaferrit, në gusht të vitit 1969, shkaktoi tërmet në kupolën udhëheqëse të regjimit komunist. Agjentët e Sigurimit të shpërndarë në perëndim, vihen në ndjekje të tij dhe tashmë çdo hap që ai hidhte në SHBA, raportohej në Ministrinë e Brendshme në Tiranë. Dosja e tij e Sigurimit është e mbushur me raporte rreth veprimtarisë së tij publicistike dhe politike në SHBA. Por misteri më i madh në këtë pjesë të jetës së shkrimtarit Bilal Xhaferri është vdekja e tij në Amerikë. Djegja e zyrës së tij dhe zhdukja e shumë dorëshkrimeve që ai ruante aty dhe aludimet për helmimin e shkrimtarit të arratisur… A ishte vërtet eleminim politik vdekja e Bilal Xhaferrit në Çikago në tetor të 1986?

r.k./Shqiptarja.com