Arratisja spektakolare e dy miqëve nga Velipoja

29 Janar 2020, 20:36

Vite larg nga arratisja e dy të rinjve nga Velipoja, më 2018 familjarëve u vjen një informacion i rëndësishëm. Historia e arratisjes spektakolare nga lumi Buna me litarë, i 2 shokëve Nikolin Bori dhe Dedë Fshari në të njëjtën ditë erdhi e rrëfyer në emisionin ’’Pa gjurmë’’, nga familjarët e tyre. U ka mbetur gjallë një shpresë, ajo se dy djemtë kaluan kufirin shëndoshë e mirë, kur u arratisën më 22 dhjetor të vitit 1990. Dëshmia e një zotërie nga Dukagjini me emrin Vath Toma hedh mw shumw dritë mbi fatin e tyre. Ky dwshmitar pretendon se jo  vetëm i ka takuar dy të rinjtë asokohe, por edhe i ka strehuar. Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni çdo të hënë, të martë, të premte në orën 16:55 dhe çdo të enjte në orën 20:55 në ekranin e Report Tv