Arrestimi i ish zyrtarit të FBI, Balliu: Rama njësoj si Deripaska! Dënojmë këto akte tradhtie të kryeministrit ndaj Shqipërisë dhe SHBA

28 Janar 2023, 16:10

Opozita ka përgatitur një video me fragmente nga mënyra se si u transmetua në mediat ndërkombëtare arrestimi i ish zyrtarit të FBI Charles McGonagil dhe akuzat që rëndojnë me të. Mes tyre përfshihet edhe fshehja e 225 mijë dollarëve që mori nga një ish-agjent i inteligjencës shqiptare.