Arrestimi i Vangjush Dakos, Rama nga Berati: S’është e lehtë por jemi krenarë që goditen njerëz të lidhur me pushtetin! Duhet durim në luftën kundër korrupsionit

6 Qershor 2023, 18:34 | Përditesimi i fundit: 2023-06-06 18:35:23

Kreu i qeverisë, Edi Rama thotë se janë krenarë që për herë të parë në historinë e Shqipërisë ndodh që po goditen njerëz të lidhur me pushtetin. Ky reagim i Ramës vjen nga Berati dhe duket se i referohet arrestimit të Vangjush Dakos me urdhër të SPAK, megjithëse nuk përmend emër.