Arrestohet në punë mister fati i 56 vjeçarit. Vajza: Peng që u bëra nuse...

20 Maj 2019, 20:14

Pjesa e pare dt 20 Maj .Pa Gjurme- Arrestohet ne pune, mister fati i 56 vjecarit. Vajza: Peng qe u bera nuse pa bekimin e babait Kishte vite që emigronte drejt Greqisë, por viti 2014 do të ishte viti kur ai humbi cdo kontakt me familjarët. Enver Muci apo Martini si e thërrisnin në token helene kishte emigruar që në vitin 1992 nga mali drejt Greqisë, ndërsa që herët pati punuar në shumë qytete greke ku gjendeshin një numër i madh shqiptarësh, në Kretë, Veria gjithashtu nga ku, punët në bujqësi dhe si coban ishin më të shpeshtat që ai bënte. Madje së fundmi kur edhe humbi cdo kontakt, punonte coban tek një pronar grek, ndërsa kishte pak muaj që punonte aty, por nuk ishte i pajisur me dokumenta. Kalifea quhej vendi ku 56 vjecari u tha familjarëve se ndodhej. Madje pasi komunikoi me te shoqen Manushaqen mëngjesin e 28 nëntorit i pohoi se do të kthehej për pak ditë në Shqipëri. Ai humbi kontaktet me familjen nga ky moment kur nuk komunikoi më me ta. Thuajse një javë më pas nga informacionet që vinin gojarisht nga bashkëfshtarë të tij, që punonin në Greqi lindën dyshimet se Enveri apo Martini sic njihej në Greqi ndodhej në burg. Pavarësisht kësaj, ka pothuajse 5 vite që kryefamiljari mungon në familje, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë se cfarë mund të ketë ndodhur me fatin e 56 vjecarit. Enveri nuk mundi të ishte përkrah vajzës, veshur me vellon e bardhë, kur ajo u martua një vit më parë. Të vetmen vajzë që ai ka nuk e pa të dilte nga shtëpia nuse. Enver Muci i mungon bashkëshortes e mbetur vetëm, e cila jeton në Shëngjergj të Korcës, pasi kishin vite që ishin shpërngulur nga Pogradeci. I mungon familjarëve. Enveri është djali i fundit në familjen Muci, dhe sot mungon fizikisht në familje kur kjo e fundit ka mundur të mësojë vetëm përmes gojedhënave për një vëndndodhje të mundshme të Enverit në burg…