Asfaltohet rr. 'Kristo Dako' në Njësinë 3, Veliaj: Investimet rrisin vlerën e pronës, qytetarët janë avokatët më të mirë, opozita le të vazhdojë ekskursionet

8 Shkurt 2023, 18:48

Rruga “Kristo Dako” në Njësinë 3 është segmenti i radhës që po rikonstruktohet në Tiranë. Në një inspektim gjatë mbrëmjes së djeshme, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vlerësoi faktin se rruga i vjen në ndihmë edhe prindërve që çojnë fëmijët e tyre çdo ditë në Çerdhen 56. Gjithashtu, sipas tij, prej investimeve banorëve u rritet vlera e pronës.