Nuk ka asnjë ndryshim të emrave që do kandidojnë në zgjedhjet lokale të 14 majit në 5 bashkitë e qarkut të Tiranës. Këtë e deklaroi Veliaj i cili rikonfirmoi kandidimin e kryetarëve aktualë në bashkitë e këtij qarku. Sa i takon listës për këshilltarë bashkiakë, Veliaj tha se do ketë prurje të reja nga fusha akademike.
Veliaj: Kemi marrë vendime jo vetëm për 14 majin por edhe për fitoren e rradhës. Në Rrogozhinë, Edison Memolla do vijojë të ketë mbështetjen tonë.















