'Ata nga penxherja e katit të 8 thanë se Shqipëria ka 1 mln banorë‘, Rama: Censusi tregoi se në vend sot jetojnë 2. 4 mln

8 Shtator, 13:03

Kryeministri Edi Rama, përgënjeshtroi deklaratat e kreut të PD Sali Berisha se në Shqipëri kanë mbetur 1 milionë banorë.

Rama u shpreh se Censusi tregoi në Shqipëri sot jetojnë 2.4 milionë banorë.

“Shqipëria 2023 do të mëshirojë progresin e 4 mandateve të PS jo vetëm duke u bërë gati për anëtarësimin në BE, por edhe në rritjen e të ardhurat e ekonomisë familjare të gjithë shqiptarëve apo pensionistëve. Ata që duan të kthen në pushtet nga penxherja e katit të 8 thanë se Shqipëria kishte mbetur me 1 milionë e gjysmë banorë, por censusi që u zhvillua tregoi se në Shqipëri sot jetojnë 2. 4 mln qytetarë të këtij vendi. S’ka asnjë diskutim që shqiptarët kanë vijuar emigrimin edhe gjatë qeverisjes sonë, ashtu si kanë bërë të tërë popujt e vendeve deri kur ato vende kanë rritur pagat në një nivel të arsyeshëm”, tha ai.

    No videos found.