Atentati në Rinas/ Pamje nga arsenali i armëve të sekuestruara! Kallashë, granata dore, tritolë...

14 Nëntor, 10:13 | Përditesimi: 14 Nëntor, 10:13

Një arsenal armësh është gjetur në Nikël të Fushë-Krujës. Arsenali u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara nga RENEA për atentatin e ndodhur më 11 nëntor pranë Aeroportit të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe u plagos rëndë miku i tij, Muçi Shaljani alias Sheqeri, agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Poseduesi i armëve, Ylli Zalla është shpallur në kërkim dhe dyshohet se është personi që iu ka siguruar armët atentatorëve. Po ashtu, dyshohet se mjeti i autorëve ka dalë nga banesa e tij në drejtim të Rinasit për të kryer atentatin mafioz. 

I.M/Shqiptarja.com