Audio-përgjimi për 21 janarin, Meta: Shashkë e nivelit ordiner për të shmangur vëmendjen! Drejtësia tregoi se i hap dhe mbyll çështjet me urdhër të Ramës

24 Janar 2023, 12:54

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar ditën e sotme transkriptimin e publikuar në media për të cilin pretendohet se është pjesë e një audio përgjimi të komunikimit të gardistëve ditën që ndodhi ngjarja e 21 janarit. Meta tha se kjo është një histori e sajuar me qëllim që të shmanget vëmendja nga skandalet e qeverisë. Ndërkohë, Meta u ndal edhe në kallëzimin që PS ka bërë kundrejt ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kreun i gardës Ndrea Prendi. Meta tha se drejtësia tregoi se hap e mbyll çështje me urdhër të Edi Ramës.