Aulon Kalaja protestë para KQZ-së, kërkon rinumërim të plotë për Qarkun e Durrësit

7 Korrik, 14:16 | Përditesimi: 7 Korrik, 14:16

andidati i PD-së në Qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja, së bashku me një grup mbështetës të tij, mbajti një protestë sot para godinës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ai kërkon rinumërim të plotë për Durrësin, pasi rinumërimi për këtë Qark u bë pjesërisht, ku rezultoi me tjetërsim votash brenda partive, por me diferenca të vogla.

Kalaja tha për mediat se nëse nuk pranohet kërkesa e tij, çështjen do e çojë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për ta hetuar.

E.H/Shqiptarja.com