Axhenda/ Presidenti i 42-të i SHBA-ve Bill Klinton mbërrin nesër në Tiranë! Do pritet me ceremoni nga Rama

2 Korrik 2023, 14:52

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton I cili  do të mbërrijë nesër në Tiranë, do të pritet me ceremoni zyrtare ndërsa do të dekorohet me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike” nga kryeministri Rama. Vizita e parë e Clinton në vendin tonë mbahet në vigjilje të festës së Pavarësisë së SHBA.