‘Babai po më priste në makinë,sa dola nga shtëpia u zhd*k’/Motrat:E hëngrën në pabesi,na kanë thënë…v

2 Dhjetor 2024, 18:04 | Përditesimi: 2 Dhjetor 2024, 18:04

Arjan Bulku, një 54-vjeçar sot, rezulton në skedën e të humburve që prej vitit 2009 ndërsa ka humbr gjurmët nga qyteti i tij i lindjes, Tiranë. Babai i 3 djemve zotëronte një bar-kafe në kryeqytet me të cilën siguronte edhe të ardhurat për jetesë. 9 dhjetor 2009- Ishte kjo ditë e zezë kur ai u nis për në punë si çdo ditë tjetër e tij. Një nga televizoret e biznesit nuk funksiononte dhe për këtë arsye Arjani mori në telefon djalin e tij të madh, Marion. Në këtë telefonatë, Arjani i kërkoi të birit që të shkonte tek bar-kafe. Ishte ora 17:30 kur i biri arriti aty ndërsa Arjani mori makinën dhe u nis për të takuar teknikun. Rrugës u takua me të vëllanë, Bajram Bulkun, të cilët u përshëndeten pa e ditur se kjo do të ishte e fundit përshëndetje pasi Arjani nuk mbërriti kurrë në destinacion, madje ai nuk u kthye më kurrë në familje.

E.B/Shqiptarja.com