Supë peshku
Përbërësit:
- 1 peshk koce ose levrek
- 1 presh pjesa e bardhë
- 1 karrotë
- 1 kungull i njomë
- 1 patate
- 1 tufë e vogël majdanoz
- Kripë
- Kokra piperi
- Vaj ulliri
Përgatitja:
Copat e peshkut i vendosim në ujë të ftohtë me preshin, karrotën, kungullin, pataten, majdanozin, kripën dhe kokrra piperit. I ziejmë 20 minuta, heqim peshkun dhe perimet, lëngun e kullojmë. Perimet i bluajmë në blender dhe i shtojmë te lëngu, pastrojmë peshkun nga halat, e shtojmë te supa me pak lëng limoni dhe majdanoz të freskët.




















