Pa Gjurme-‘Djemtë më dolën nga burgu të sëmurë mendërisht’/Babai:Dua të zbuloj çfarë u bënë në qeli?

20 Nëntor, 01:24 | Përditesimi: 20 Nëntor, 01:29

Një baba 81-vjeçar kërkon të zbardhë të vërtetën për fatin e dy djemve të tij, Kleardos dhe Dritanit. Gjithçka nisi në Itali, ku dy vëllezërit u vendosën në Siena dhe u arrestuan nga policia italiane pas zhdukjes së një të riu nga Dukati, me të cilin shoqëroheshin. Pas rreth 7 muajsh në paraburgim, pafajësia e tyre u vërtetua, por kthimi në Shqipëri do të shënonte një tjetër dramë për familjen. Të dy djemtë shfaqën probleme të shëndetit mendor dhe u shtruan disa herë në psikiatrinë e Vlorës. Më 21 janar 1999, familja përjetoi një tjetër tragjedi, Dritani, vetëm 29 vjeç, u gjet i pajetë në një pus, ndërsa Kleardo vazhdon të jetojë i mbyllur dhe nën mjekim. Pas kaq shumë vitesh, babai 81-vjeçar ka vetëm një dëshirë: të zbardhet e vërteta për dy djemtë e tij.

K.C/Shqiptarja.com