Qofte me presh nga zonja Mirela

20 Nëntor, 11:11 | Përditesimi: 20 Nëntor, 11:11

Qofte me presh

Përbërësit:

  • 3-4 presh
  • 2 vezë Ovvital
  • 100 g djathë
  • 2 lugë miell misri Ola
  • 2 lugë galetë
  • Kripë dhe piper
  • Vaj Gold

Përgatitja:

Preshin e grini imët, e vendosni në tas dhe po aty shtoni vezët, galetën, miellin e misrit, djathin e bardhë të thërmuar, kripë dhe piper. Punoni brumin derisa te lidhet dhe i skuqni me vaj ose në furrë. Nëse i skuqni në vaj i kaloni edhe pak në miell misri, nëse i piqni në furrë shtroni letër furre edhe i lyeni me vaj.

MC/Shqiptarja.com