Një kërkëse gati e pabesueshme dukej ajo e deputetëve të PD-së në nëntorin e vitit 1996-të. Grupi i ligjvënësve demokratë kërkonte që Azem Hajdarit liderit të lëvizjes së dhjetorit me të cilin PD identifikohej t’i hiqej mandati prat ë zhvishej nga imuniteti pasi e akuzonin ndër të tjera se ka ndihmuar njerëzit e Sigurimit. Kjo ishte një periudhë kur Azem Hajdari po bënte një luftë që të drejtonte lëvizjen sindikaliste e ku donte të konfirmohej si kreu i BSPSH.E gjitha kjo pasqyrohej gjerësisht në shtypin e shkruar të datës 20 nëntor 1996-të ku cilësohej si një rrufe në parti. Gazeta Shqiptare shkruan në faqe të parë: “PD kërkon: Hajdari pa imunitet” ndërsa në Zërin e Popullit shkruhej: “ Hajdari kundër Meksit”.

















