‘Babalja’/ 9 muaj në burg për kallëzim të rremë, Ervin Salianji fiton lirinë me kusht në Gjykatën e Fierit! Ish-deputeti: Dënim politik (VIDEO)

8 Korrik, 15:56 | Përditesimi: 8 Korrik, 15:56

Ervin Salianji do të lirohet nga burgu pas gati 9 muaj e gjysmë në qeli. Gjyqtari i Fierit Noel Veizaj pranoi kërkesën e Salianjit, pasi dakordësinë e dhanë Burgu i Fierit, Shërbimi i Provës dhe Prokuroria. Mbrojtja e Salianjit e cilësoi një grimcë drejtësie të një procesi politik, ndërsa ish deputeti paralajmëroi konferencë për shtyp.

    I.M/Shqiptarja.com