Baçi hedh poshtë pretendimet e Lulzim Bashës: Më ka kërkuar që të mos shkoj te 'Foltorja' e Berishës! Kërkoj falje, kam votuar gjëra që s'i kam lexuar

29 Tetor 2021, 21:57

Lulzim Basha ka deklaruar se ai nuk i ka kërkuar asnjë prej demokratëve që të "bojkotojë" Foltoren e Sali Berishës, megjithatë, ish-kreu i degës së PD-së së Fierit, Luan Baçi ka rrëfyer të kundërtën. Në "Pa Protokoll" në Report Tv të gazetares Anduela Ndreu, Baçi është shprehur se Basha i ka kërkuar që të mos shkojë në takimin e Berishës, ndonëse ky i fundit nuk i është bindur.