Bajram Dervishaj: 26 vite burg, rinia ime e djegur në ferr!

3 Tetor 2022, 22:56

Personazhi i sotëm i Dosjes K, është një rebel i pamposhtur i burgjeve të komunizmit. Prej kohës kur ai jetonte ditët e fundit të adoleshencës e derisa kaloi të 40-tat, jeta e tij do të rridhte nga një burg i regjimit komunist në një tjetër. Bajram Dervishaj, ishte një i ri, i rritur jetim në një fshat të Tepelenës, i cili në një moment, të cilin nuk e kishte parashikuar kurrë, ndjeu t'i hidhnin një thes në kokë e më pas ta merrnin forcërisht e ta mbyllnin në një qeli të errët. E kishin arrestuar, ndërsa shëtiste buzë lumit Vjosa. Nuk kishte ndërmmarë një akt arratisjeje, edhe pse me shokë kishte biseduar e bërë plane për tu larguar fshehurazi nga Shqipëria. Por ajo ditë, nuk ishte dita e planifikuar. Gjithsesi ai kishte rënë në rrjetën e njerëzve të Sigurimit dhe javë pas jave, do të kuptonte se e kishin përplasur në një vorbull, nga ku, nuk do të mund të dilte më, për sa kohë që diktatura të ishte në këmbë.

    No videos found.