Balla ironizon opozitën: Keni dështuar me sukses dhe vijoni të jeni entuziast! I thoni Saliut të njohë nenin Basha, shkuat në PPE dhe nxitët Shqipërinë

5 Qershor 2025, 11:29 | Përditesimi: 5 Qershor 2025, 11:29

Ministri i Shtetit për Diasporën Taulant Balla ka folur ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë, ku në fjalën e tij ka ironizuar qëndrimin e Partisë Demokratike në lidhje me zgjedhjet dhe humbjen e saj të thellë në zgjedhjet e 11 Majit. Balla fillimisht iu është drejtuar deputetëve të PD-së se ata vijojnë të dështojnë me sukses dhe janë ende entuziastë. Veçanërisht ai i është drejtuar Flamur Nokës, Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së gjatë fjalës së tij për humbjen që kaluan në 11 Maj.

r.k./Shqiptarja.com