Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj

13 Mars 2025, 17:41 | Përditesimi: 13 Mars 2025, 17:41

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, komentoi në Kuvend listën e kandidatëve të opozitës, teksa karriget e PD-së në sallë ishin boshatisur pas përçarjes së krijuar. Sipas tij, listat janë njësoj me ato të vitit të humbjes së madhe 2013, kur Partia Demokratike humbi pushtetin

r.k./Shqiptarja.com