Balla ironizon protestën e thirrur nga Berisha para Parlamentit: Sot janë të tretat e revolucionit se si eci të shtunën

13 Shkurt 2023, 12:22

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së ka ironizuar thirrjen e Berishës për protestë para parlamentit ditën e sotme në një kohë kur do të jetë edhe seanca plenare.

“Shqipëria ka ca tradita. Pas dështimit të protestës revolucion të ditës së shtunë, në Shqipëri në këto raste bëhen edhe të tretat. Sot janë të tretat. Nuk di pse duhet protestuar para kuvendit  meqë revolucioni ia doli të shtunën dhe rrëzoi regjimin, tani do të rrëzojmë edhe Raishtagun”, tha Balla.