Balla nga Fieri: BE është në procesin për ta shpallur ‘Non Grata’ Berishën! Kur ai do protestojë ne do jemi në Kuvend, për mocionin me debat

25 Shkurt 2023, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2023-02-25 14:33:06

FIER- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, sërish ka pasur në fokus të deklaratave të tij, Sali Berishën dhe Ilir Metën. Nga Fieri, Balla tha se pas SHBA dhe Britanisë së Madhe, gjasat që edhe Bashkimi Europian ta shpallë ‘Non Grata’ Sali Berishën për korrupsion dhe minim të demorkacisë janë të mëdha.