Balla pyet publikisht Këlliçin: A ke firmosur vetë për ngritjen e komisionit hetimor

16 Shkurt 2023, 17:20

Kreu i grupit parlamentar në PS, Taulant Balla jashtë ambienteve të Kuvendit, tha se kërkesa e opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen e McGonigal dhe lidhjen e tij me Ramën, është me firma të falsifikuara. Balla pyeti publikisht Belind Këlliçin nëse është ai që ka firmosur në kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor.