Balla: Sa herë që kërkesat të kenë firmën e Berishës do i rrëzojmë! Ai dhe Gaz Bardhi se pengojnë dot punën e Kuvendit

26 Janar 2023, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2023-01-26 13:13:06

Kreu i Grupit të PS-së, Taulant Balla komentoi rrëzimin e kërkesës së deputëtve të Sali Berishës për të futur në rend dite diskutimet mbi takimin e Ramës me ish-zyrtarin e FBI-së McGonigal. Balla theksoi edhe njëherë se çdo kërkesë që do të mbajë firmën e Berishës do të rrëzohet nga PS. Ndërsa tha se nuk do të lejojnë as Berishën e as Gazment Bardhin që të pengojnë punën e Kuvendit me situatat që krijojnë.