Balla u takua me Bashën? Berisha: Pengu i Ramës, ta takojë në kafe mos të fshihet si qyqar

12 Maj 2023, 13:15

Ish kryeministri Berisha ka komentuar sërish lidhur me videon që qarkullon mes një takimi të Ballës dhe Bashës. Ende nuk dihet nëse kjo video është e montuar, megjithatë për Berishën kjo tregon haptazi se Basha është peng i Ramës.

“Për mua, ajo video nuk thotë asgjë të re. Super video është dosja e Lul Bashës që e mban Rama peng për larje parash, pas kësaj peng marrjeje, unë të vetmin problem kam se pse s’takohen haptaz, po fshehurazi si qyqarë. S’kam as koment për atë. Unë e kam thënë me kohë, ata janë pengje. Ata më mirë të ikin të pinë kafe sesa të shkojnë nëpër skuta.”- tha ai.