Balla zbardh detajet: Si futi në Kuvend një flakadan deputetja e PD, e fshehu në trup. Do ta shkrepte Edmond Spaho

20 Shkurt 2023, 13:26

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka zbuluar se si një deputete e opozitës kishte marrë në seancën plenare të së enjtes brenda në sallë, një flakadan. Sipas tij, këtë flakadan do ta shkrepte deputeti Edmond Spaho.

"Në seancën e fundit ka pasur një përpjekje për ta përshkallëzuar dhunën në Kuvend. Një deputete duke përfituar nga fakti i të qenit zonjë ka futur në Kuvend një flakadan dhe pastaj atentatori do ishte zoti Spaho. Për fat të mirë duke qenë se dhe unë ju drejtova publikisht i thashë “zoti Spaho mos e shkrep flakadanin”, nuk ndodhi gjë", tha Balla.

“Shpresoj që akte të tilla dhune mos ndodhin në Kuvend”, vijoi ai.

Kujtojmë që në seancën plenare të së enjtes, u krijua sërish kaos për shkak të përjashtimit të disa deputetëve të tjerë të PD. Ndërkohë që paralelisht jashtë Kuvendit u mbajt edhe protesta e radhës e opozitës.