Balla-Tabaku ‘transferojnë’ replikat e Kuvendit dhe në Strasburg/ Ministri: Reformën Zgjedhore ta fillojmë në shtator! Deputetja: Duhej ta kishe bërë 10 vite më parë

18 Qershor, 18:45 | Përditesimi: 18 Qershor, 18:45

Ministri  për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla dhe deputetja e PD-së njëkohësisht Kryretarja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku nuk i kanë kursyer replikat ndaj njëri-tjetrit as në mbledhjen e stabilizim-asociimit në Strasburg. Balla ka thënë se përsa i përket Reformës Zgjedhore, duke i kthyer përgjigje asaj që Tabaku tha gjatë fjalës së saj, është që do duhet një konsesus dhe pala që ai përfaqëson është e hapur që të nisi në Shtator. Nga ana tjetër Tabaku tha se puna për Reformën Zgjedhore do duhet të fillonte 10 vite më parë dhe jo në shtator.

 

r.k./Shqiptarja.com