Bardh Spahia në takim me shkodranët: Ndryshimi fillon në 14 maj

22 Prill 2023, 14:34

Qytetarët i tha Spahisë se nuk bien pre e presioneve.

Banori: Mua nuk më zë kush, o më jep voton o me presion, të më japësh 1 mln euro nuk e jap votën

Bardh Spahia: Kjo është më e mira, kjo duhet të jetë fryma është çështje e dinjitetit personal dhe bravo të qoftë.

Pas lagjes nr.2, Spahia vijoi takimet në zonën e Dobracit ku edhe atje prezantoi te banorët dhe bizneset programin e tij 4 vjeçar për drejtimin e Shkodrës dhe mori mbështetjen e tyre që ta vijojnë këtë punë të nisur edhe pas 14 Majit.