Bardha Saraçi, krishtlindjet dhe 'Saga e dhimbjes'

23 Dhjetor 2019, 11:12

Bardha Saraçi, krishtlindjet dhe "Saga e dhimbjes" kështu titullohet emisioni i së djelës në prag të krishtlindjeve dhe festave të fundvitit. Reportazhi i kushtohet shkrimtares disidente Bardha Saraçi - Mulleti, e cila minutë pas minute rrëfen para kameras së emisionit Veri Jug, historinë e jetës së saj; brengat, persekutimin, ardhjen e demokracisë dhe dashurinë e shkrimtares për familjen e saj të mirë. Festa e krishtlindjeve në familjen Saraçi, dhuratat për nipin e vogël dhe promovimi i librit "Saga e dhimbjes" në mjediset e bibliotekës "Marin Barleti" - Shkodër. Emisionin "Veri Jug" me moderator Agim Pipën mund ta ndiqni çdo të dielë në orën 14:30 në ekranin e Report Tv