Veri Jug ju çon në pyjet me gështenja të Kurbinit, në fshatin Selitë, 700 metra mbi nivelin e detit, aty ku fermerët arrijnë të mbledhin, të shesin dhe të eksportojnë deri në 16 ton gështenja në vit. Drane Kola dhe Fran Kola, dy personazhet e reportazhit, rrëfejnë sekretet e bashkëjetesës së malësorëve kurbinas me pemën e gështenjës. Ndiqni reportazhin ‘Pyjet me gështenja në Kurbin’, të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.





















