Në prag të festave të fundvitit, Veri Jug është ndalur fillimisht në qytetin e Divjakës dhe më pas në fshatin Babunjë, aty ku ndodhet një qytezë e lashtë 2600-vjeçare, qyteza ilire e Arnisës. Skulptori i talentuar Adriatik Rrasa i ka kushtuar Arnisës së taulantëve një muze në natyrë, një hapësirë unike me vepra arti, që shërben si burim frymëzimi edhe për brezat e rinj në Myzeqe.





















