Në nisje të sezonit të ri, ‘Veri Jug’ ju fton të vizitojmë fshatin Drenovë, një fshat shumë i bukur vetëm 5 kilometra larg qytetit të Korçës. Simboli i popullit të Drenovës, patrioti, poeti dhe filozofi Aleksandër Stavre Drenova, ose Asdreni, qëndron me bustin e tij në qendër të fshatit. Surpriza e reportazhit është një plantacion i vogël me mana të zinj, që gjenden në çdo kopësht të familjeve drenovare, nga fruti i të cilëve gratë nxjerrin çdo vit, në mënyrë artizanale, rakinë e manit. Ndiqni reportazhin ‘Drenova’ të dielën, premierë, ora 13:30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.





















