Veri Jug ju fton të udhëtojmë këtë të diel drejt fshatit Mifol, 150 kilometra në jug të Tiranës. Fermeri i vogël Astrit Kamaj rrëfen dramën e mandarinave, të shkaktuar nga mungesa e tregut dhe konkurrenca e prodhuesve të mëdhenj, të cilët marrin mbështetje nga shteti, duke fundosur fermerët e vegjël.





















