Emisioni i plotë- Verë 2025 Në Radhimë të Vlorës | Veri Jug

10 Gusht, 13:52 | Përditesimi: 10 Gusht, 13:52

Kapedan Baçi, ose peshkatari vjetër Sherif Dyrmishaj, vjen në Veri Jug me rrëfime mbi detin, mbi Orikun 2002 si organizatë prej 20 peshkatarësh në Radhimën e bukur buzë detit Jon. Ndërsa doktorja e shkencave Aulona Veizi sjell përfitimet e mëdha nga projekti I Koridorit blu, një projekt I iniciuar me fonde të Bashkimit Europian që parashikon fitime të mëdha nga detet Adriatik dhe Jon, nga Velipoja deri në Sarandë. Ndiqni reportazhin “ Verë 2025, në Radhimë të Vlorës” të djelën, premierë ora 13.30, nën moderimin e reporterit Agim Pipa.

E.H/Shqiptarja.com