Bardhi: Basha po kopjon Berishën, s’mbyll dot sytë për njerëz me halle të vjetra që duan të hedhin në erë partinë

26 Korrik 2023, 14:25

Fletërrufe e Byro Politike i ka cilësuar Gazment Bardhi ‘hetimin’ që është ngritur për të në Komisionin e Edukimit nga Flutura Açka. Sekretari i Përgjithshëm thotë se reduktimi i 50 mijë anëtarëve që nuk mendojnë ashtu siç do ish kryedemokrati Basha, është një lëvizje që ne e kemi parë mjaft mirë, 1 vit e gjysmë më parë nga Sali Berisha. Është një hall i Bashës, thotë Bardhi që po e detyron të hedhë në erë partinë demokratike, tashmë të shndërruar në një parti popullore që ka humbur objektivin dhe identitetin si parti me besime euroatlantike. Sa i takon mbledhjes së Këshillit Kombëtar që e ka thirrur nesër, Bardhi thotë se s;është e ndaluar të bësh mbledhje online.