Kryedemokrati Lulzim Basha i është përgjigjur reagimit të bërë nga Gazment Bardhi lidhur me deklaratat e tij në konferencën për shtyp.
Ai tha se reagimi i bërë nga Bardhi është pjesë e lojës që mban konfliktin brenda Partisë Demokratike.
“Kjo është pikërisht ilustrim i asaj që thashë që nuk do ndodhë më, të bëhemi pjesë e një loje që e mban konfliktin brenda PD-së, brenda opozitës. Kjo është loja e Edi Ramës. Unë do dëshiroja që kjo gjuhë të merrte fund”- u shpreh Basha.