Bardhi kërkon Ramën në Kuvend: Të vijë të japë llogari, pse nuk e shkarkon Ballukun? Po i bën presion Kushtetueses, ka ndërhyrë në një çështje të drejtësisë

4 Dhjetor 2025, 10:39 | Përditesimi: 4 Dhjetor 2025, 10:39

Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi kërkon në Kuvend kryeministrin Edi Rama për të zhvilluar interpelancën për çështjen Ballukun, kërkesë që nuk u aprovua me argumentin se çështja është në Kushtetuese. Bardhi akuzoi Ramën se është kthyer në avokat mbrojtës i Belinda Ballukut dhe se po i fshihet deputetëve. Deputeti dmeokrat u shpreh se urdhëruesi i aferës së Llogarasë është Rama. Ai akuzoi shefin e qeverisë se po i bën presion Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se ankimi është ndërhyrhje në një çështje të drejtësisë.

I.M/Shqiptarja.com