Bardhi konfirmohet si kreu i Grupit të PD, vetëm Leskaj voton kundër! Berisha propozon Gjekmarkajn si nënkryetar Kuvendi

11 Shtator, 15:16 | Përditesimi: 11 Shtator, 15:16

Grupi i PD do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Nnëkryetar grupi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Berisha propozon sërish nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkajn.

Sekretare e grupit parlamentar zgjidhet Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. I vetmi që votoi kundër propozimeve të Berishës ishte Bujar Leskaj.

“Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.

r.k./Shqiptarja.com