Bardhi: Ndryshimi i strukturës së re të Kuvendit duhet t’ju turpërojë, u diktua nga kreu i ekzekutivit! Flisni për hapje kapitujsh e përralla integrimi

16 Shtator, 10:54 | Përditesimi: 16 Shtator, 10:54

Kreu i Grupit Parlamentar të PD -së, Gazment Bardhi hodhi sërish akuza për strukturën e re të Komisioneve Parlamentare. Nga Foltorja e Kuvendit, Bardhi tha se nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës ku strukturat e Kuvendit të diktohen nga kreu i ekzekutivit. Duke u ndalur te Komisioni i Integrimit, që tashmë do të drejtohet nga maxhoranca, Bardhi u shpreh se procesi i anëtarësimit është mision kombëtar dhe jo partiak. Sipas tij, qeveria Rama e përdor procesin e integrimit vetëm për propagandë.

 

I.M/Shqiptarja.com