Bardhi: PD do e miratojë sot rritjen e pagave por është akt i vonuar

25 Maj 2023, 12:34

Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi është shprehur se Partia Demokratike do të miratojë sot rritjen e pagave edhe pse është i vonuar.

“Rritja e pagave ndonëse është lëvizja e duhur nuk do ndihet nga përfituesit e saj. Ne vazhdojmë me çmime të larta për shkak të deformimit të çmimeve nga oligarkët. Është një mashtrim i madh Edi Ramës që rritja e pagave është më e larta. Rezultati i Ramës në 10 vite kush është? Rama e ka rritur vetëm me 121 mijë lekë. Në 12 vjet ndoshta do arrijë dyfishim pagash që PD e bëri brenda një mandati.

PD do të miratojë sot rritjen e pagave dhe pse ky është një akt i vonuar. Sot është dita që ne të ngremë zërin dhe për pensionistë që si gjithmonë mbeten të fundit. Ne na drejton një qeveri e korruptuar që paguan vetëm për të blerë votat.”